Gjyqtarja Mevlide Shabani caktohet Ushtruese e Detyrës së Kryetares

Gjyqtarja Mevlide Shabani caktohet Ushtruese e Detyrës së Kryetares

Gjilan – 01.03.2018 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka caktuar gjyqtaren Mevlide Shabani Ushtruese e Detyrës së Kryetares në Gjykatën Themelore Gjilan.

Gjyqtarja Shabani do të ushtroj këtë pozitë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. 

Shabani punon gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil.