Një muaj paraburgim të pandehurës A. S. e cila dyshohet se privoi nga jeta foshnjën e saj

Një muaj paraburgim të pandehurës A. S. e cila dyshohet se privoi nga jeta foshnjën e saj

Gjilan, 30 tetor 2017 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të pandehurës A. S..

E pandehura A. S., shtetase e Republikës së Kosovës nga Komuna e Gjilanit, dyshohet se me datë 27.10.2017, ka privuar nga jeta foshnjën e saj gjatë lindjes apo pas lindjes, gjithashtu është munduar të fshehë kryerjen e kësaj vepre.

Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e foshnjeve gjatë lindjes, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.