Emërohen pesë gjyqtarë të rinj për Gjykatën Themelore të Gjilanit

Emërohen pesë gjyqtarë të rinj për Gjykatën Themelore të Gjilanit

Sot gjatë ditës, Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka dekretuar 53 gjyqtarë të rinj për tërë sistemin gjyqësor të vendit.

Nga ky numër, pesë gjyqtarë do të fillojnë punën në Gjykatën Themelore të Gjilanit.

Me emërimin e gjyqtarëve të rinj, Gjykata Themelore e Gjilanit, do të rrit edhe më shumë efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve.

Gjyqtarët e rinj do të jenë gardian të së drejtës për të gjithë qytetarët e vendit.

Me dekretimin e tyre, momentalisht gjykata numëron 35 gjyqtarë, duke përfshirë edhe degët.