Gjykata Themelore në Gjilan ka liruar nga akuza të pandehurat M. Sh. H. Z. dhe V. K.

Gjykata Themelore në Gjilan ka liruar nga akuza të pandehurat M. Sh. H. Z. dhe V. K.

Gjilan, 25 maj 2017 – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim lirues ndaj të pandehurave M. Sh. H. Z. dhe V. K.

Të pandehurat M. Sh. dhe H. Z. janë akuzuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit se me datë 03.03.2016 në Spitalin Regjional në Gjilan, me rastin e trajtimit të pacientes, tani e ndjerë A. S., gjatë dhënies së ndihmës mjekësore, me dashje eventuale kanë përdorur mjetet e papërshtatshme të mjekimit ndaj pacientes dhe nuk i kanë ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore gjatë lindjes, ndërsa e pandehura V. K. si mjeke kujdestare në kundërshtim me detyrat e saj, ka refuzuar dhe nuk i ka ofruar ndihmën mjekësore pacientes.

Trupi gjykues pas disa seancave të mbajtura, shqyrtimit të provave, dëgjimin e ekspertizës dhe super ekspertizës, nuk ka arritur të vërtetoj që këto të pandehura kanë kryer veprat penale.

Të pandehurat M. Sh. dhe H. Z. janë akuzuar për veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor nga neni 260 paragrafi 4 e lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ndërsa e akuzuara V. K. është akuzuar për veprën penale “Mos dhënia e ndihmës mjekësore nga neni 261 paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit, brenda 15 ditësh.