Synohet fuqizimi i zyrës së ndërmjetësimit

Synohet fuqizimi i zyrës së ndërmjetësimit

Gjilan, 28 prill 2017 – Shefi i Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan, Berat Spahiu ka pritur në një takim Shibani Shah zv. drejtoreshë e Programit të Përmbarimit dhe Legjislacionit Komercial – USAID.

Në këtë takim është diskutuar për fuqizimin e zyrës së ndërmjetësimit.

Zv. drejtoresha Shah, ka thënë se kanë përgatitur një manual për ndërmjetësim dhe së shpejti do ti dorëzohet  gjykatës, ndërsa zyrtarët administrativ do të ndjekin edhe trajnimin për ndërmjetësim. 

Për të fuqizuar sa më shumë fushën e ndërmjetësimit gjykata ka caktuar referentin Artan Arifi menaxher për referimin e rasteve në zyrën e ndërmjetësimit.

Shefi i Departamentit të Përgjithshëm, Berat Spahiu ka falënderuar zyrtarët e USAID-it për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë për gjykatën.

Ndryshe gjykata ka të hapur zyrën e ndërmjetësimit tash e një kohë të gjatë, e cila zyrë ka shërbyer edhe si model për gjykatat e tjera nëpër Kosovë, ku shumë lëndë janë zgjidhur përmes kësaj zyre.