Gjyqtari amerikan Joseph J. Traficanti ishte për vizitë në Gjykatën Themelore në Gjilan

Gjyqtari amerikan Joseph J. Traficanti ishte për vizitë në Gjykatën Themelore në Gjilan

Gjilan – Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore të Gjilanit, Afrim Shala ka pritur sot në një takim gjyqtarin amerikan Joseph J. Traficanti, cili është i angazhuar nga misioni USAID, si Specialist për Zhvillim Ndërkombëtar në Sundimin e Ligjit.

 

Gjatë këtij takimi janë diskutuar një sërë çështjesh, me qëllimin e vetëm që Gjykata Themelore e Gjilanit të jetë sa më efikase.

Me këtë rast USAID është zotuar që do të ndihmoj gjykatën me angazhimin – financimin e dy bashkëpunëtorëve profesional, angazhimin e dy praktikantëve, si dhe ndihmën e dhënë për gjyqtarët e Divizionit Civil.