I caktohet masa e paraburgimit të pandehurit I.SH.

I caktohet masa e paraburgimit të pandehurit I.SH.

Gjilan – Sot më datën 12 shkurt 2017, me aktvendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake nga Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Gjilan, të pandehurit I.SH., i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për shkak të veprës penale dhënia e ryshfetit, nga neni 429 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

I pandehuri I.SH. shtetas i Republikës së Shqipërisë, ishte arrestuar më datën 11 shkurt 2017, për shkak se i njëjti me këtë datë, në pikë kalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, i ka dhënë ryshfet oficerit policor, me qëllim që i njëjti të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

 

Palët kanë të drejtën e ankesës, ndaj këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.