I akuzuari A. F. dënohet me 5 (pesë) vjet e 2 (dy) muaj burgim, ndërsa i akuzuari B. F. dënohet me 10 (dhjetë) muaj burgim

I akuzuari A. F. dënohet me 5 (pesë) vjet e 2 (dy) muaj burgim, ndërsa i akuzuari B. F. dënohet me 10 (dhjetë) muaj burgim

GJILAN – Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan ka shpall sot Aktgjykimin ndaj të akuzuarit A. F. dhe B. F. Për të akuzuarin A. F. Gjykata për dy vepra penale i ka shqiptuar një dënim unik prej 5 (pesë) vjet e 2 (dy) muaj burgim, ndërsa për të akuzuarin B. F. për një vepër penale i ka shqiptuar një dënim prej 10 (dhjetë) muaj burgim.

 

Dyshohet se i akuzuari A. F. me datë 22.03.2015 rreth orës 17:50 minuta në fshatin Sadovinë të Komunës së Vitisë, pas një përleshje fizike, ka marr armën dhe ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin F. S., gjithashtu ka rrezikuar jetën edhe të dëmtuarit  R. S., me këtë rast ka kryer veprën penale 1) vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 lidhur me 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe veprën penale 2) mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 i KPRK-së.  

 

Ndërsa i akuzuari B. F. gjatë përleshjes fizike ka lënduar të dëmtuarën Sh. F., me këtë rast ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të KPRK-së.

 

Të akuzuarit A. F. për veprën e parë Gjykata i ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vjet burgim, ndërsa për veprën e dytë në kohëzgjatje prej 4 (katër) muaj, duke ju shqiptuar një dënim unik prej 5 (pesë) vjet e 2 (dy) muaj burgim.

 

Kundër këtij aktgjykimi, palët e autorizuara kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në afat prej 15 ditësh, pas pranimit të tij.