Gjykata Themelore e Gjilanit tregohet efikase në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015

Gjykata Themelore e Gjilanit tregohet efikase në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015

GJILAN – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Mr.sc. Zyhdi Haziri ka mbajtur një konferencë me gazetarë të premten, ku ka prezantuar të raportin Janar – Qershor për vitin 2015.

Kryetari Haziri ka theksuar se në këtë gjashtëmujor përkundër mbajtjes së grevës së gjyqtarëve afër një muaj, Gjykata Themelore e Gjilanit me degët e saja ka arritur rezultate pozitive.

 

“Ne këtë gjashtëmujor kemi filluar mirë, por siç e dini ka pasur një grevë të gjyqtarëve dhe për gjatë tre javëve, nuk është punuar, por pas pezullimit të grevës puna ka vazhduar me një intensitet të mjaftueshëm dhe kemi rezultate të prekshme në disa departamente” tha Kryetari Haziri.

 

Gjithashtu ai ka përmendur edhe zgjidhjen e numrit të lëndëve të veprave të korrupsionit, kontrabandim me migrantë dhe trafikim me qenie njerëzore.

 

Në bazë të dhënave statistikore për gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, në Departamentin e Krimeve të Rënda janë pranuar 96 lëndë, ndërsa kanë marr Aktgjykim 126 lëndë, duke përshirë edhe lëndë të vjetra.

 

Në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal janë pranuar 670 lëndë, ndërsa kanë marr Aktgjykim 865 lëndë, kurse në Divizionin Civil janë pranuar 373 lëndë, ndërsa kanë marr Aktgjykim 563 lëndë, dhe në Divizionin Kundërvajtës janë pranuar 10.044 lëndë, ndërsa janë zgjidhur 4.586 lëndë.

 

Në Departamentin për të Mitur janë pranuar 88 lëndë, ndërsa kanë marr Aktgjykim 68 lëndë.

 

Edhe Degët e Gjykatës Themelore në Viti, Kamenicë dhe Novobërdë kanë treguar një efikasitet në zgjidhjen e numrit të lëndëve.

 

Të hyrat nga taksat gjyqësore dhe dënimet Gjykata Themelore e Gjilanit se bashku me degët ka inkasuar 588.006.69 Euro.