Urdhërohet mbajtja në paraburgim e të miturit B. S.

Urdhërohet mbajtja në paraburgim e të miturit B. S.

GJILAN – Dje një gjyqtar i procedurës paraprake të Departamentit për të Mitur të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim për të miturin B. S., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

 

I pandehuri B. S., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale, vrasja në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 e 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Dyshohet se i mituri së bashku edhe me tre persona të tjerë pjesëmarrës të kësaj vepre, kanë sulmuar me shkopinj druri dhe brisk në shpinë në pjesën e epërme zyrtarin policor në kryerjen e detyrës zyrtare, i cili më pas është dashur të marr ndihmën mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit.

 

Deri tek kjo ngjarje ka ardhur pasi që të pandehurit kanë tentuar të marrin me dhunë kafshët e konfiskuara nga zyrtari policor.

 

I pandehuri në procedurë penale gëzon të drejtën e kontestimit të urdhrit për paraburgim të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake.