Urdhërohet mbajtja në paraburgim e të pandehurit A. M.

Urdhërohet mbajtja në paraburgim e të pandehurit A. M.

GJILAN – Dje një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim të pandehurit A. M., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

 

I pandehuri A. M., ashkali, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale, kontrabandim me migrantë, nga neni 170 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Dyshohet me datë 10.12.2014, duke kontrabanduar tre të dëmtuarit B. O., B. O., dhe B. O., tek pika kufitare “Dheu i Bardhë”, i pandehuri A. M. ka kryer vepër penale.

 

Paraburgimi i të pandehurit do të zgjasë nga data 10.12.2014 deri më datën 09.01.2015.  

 

I pandehuri në procedurë penale gëzon të drejtën e kontestimit të urdhrit për paraburgim të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake.