Shqiptohet dënimi ndaj të akuzuarit Sh. Drangaj

Shqiptohet dënimi ndaj të akuzuarit Sh. Drangaj

GJILAN – Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka shqiptuar dënimin me burgim ndaj të akuzuarit Sh. Drangaj në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite dhe dënim me gjobë në shumën prej 1.000 (një mijë) Euro.

 

Gjykata gjeti se i akuzuari Sh. Drangaj, shqiptar, shtetas i Republikës së Shqipërisë, ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Pasi të njëjtit me datë 19.03.2014, në ora 02:25, në magjistralen Gjilan-Prishtinë, me rastin e ndaljes dhe kontrollimit nga Policia e Kosovës, i janë gjetur 19 kilogramë e 628.76 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë  – thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore në Gjilan.

 

Në dënim përfshihet edhe koha e kaluar në  paraburgim.

 

Palët në procedurë penale gëzojnë të drejtën e kontestimit të shqiptimit të dënimit nga trupi gjykues.