Urdhërohet mbajtja në paraburgim e H. Halimi dhe P. Ferati

Urdhërohet mbajtja në paraburgim e H. Halimi dhe P. Ferati

GJILAN – Një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm- Divizionit Penal të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim të pandehurve H. Halimi dhe P. Ferati në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

 

Të pandehurit H. Halimi dhe P. Ferati  të dy shqiptarë, shtetas të Republikës së Kosovës, dyshohet se kanë kryer veprën penale, lëndim i rëndë trupor nga neni 189 paragrafi 2 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Të pandehurit dyshohet se me datë 04.06.2014, pas një fjalosje me personin H. I. këtë të fundit e  sulmojnë duke e rrëzuar për tokë, e më pas e kanë goditur me grushte në kokë dhe në fytyrë, duke e lënë pa vetëdije. 

 

Paraburgimi i të pandehurve do të zgjatë nga data 06.08.2014 deri më datën 05.09.2014. 

 

Të pandehurit në procedurë penale gëzojnë të drejtën e kontestimit të urdhrit për paraburgim të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake.