Urdhërohet mbajtja në paraburgim e F. Miftari

Urdhërohet mbajtja në paraburgim e F. Miftari

GJILAN – Një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm- Divizionit Penal të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim të pandehurin F. Miftari, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

 

I pandehuri F. Miftari, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale, ngacmimi, nga neni 186 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

I pandehuri dyshohet se me datë 05.08.2014, rreth orës 18:30 ka ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes në vazhdimësi, ndërsa në ditën kritike i njëjti demolon të gjitha orenditë shtëpiake, pastaj nënën e vet e godet me shuplak në fytyrë, në këtë mënyrë i pandehuri me veprimet e ndërmarra ka shkaktuar frikë, ankth, rrezik dhe pasiguri për jetë.

 

Paraburgimi të pandehurit do të zgjatë nga data 05.08.2014 deri më datën 04.09.2014.  

 

Të pandehurit në procedurë penale gëzojnë të drejtën e kontestimit të urdhrit për paraburgim të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake.