Departamenti i Përgjithshëm vepron në selinë e secilës gjykatë themelore si dhe degë të gjykatës. Në këtë departament gjykohen në shkallë të parë të gjitha çështjet, përveç nëse janë në kompetencë ekskluzive të një departamenti tjetër të Gjykatës Themelore. Në kuadër të Departamentit të Përgjithshëm funksionojnë këto divizione:
– Divizioni Penal, gjykon të gjitha çështjet penale që nuk janë kompetencë ekskluzive e Departamentit për Krime të Rënda;
– Divizioni Civil, gjykon të gjitha rastet civile, përveç nëse me ligj parashihet ndryshe, si dhe
– Divizioni Kundërvajtës, gjykon të gjitha veprat kundërvajtëse.
Të gjitha lëndët e paraqitura pranë Departamentit të Përgjithshëm gjykohen nga një (1) gjyqtar i vetëm, përveç nëse me ligj parashihet ndryshe.
Për më shumë informacione, ju lutem shikoni Ligjin për Gjykatat Nr. 03/L-199, përkatësisht nenin 16 dhe amendamentet pasuese të këtij ligji
Udhëheqës i Departamentit të Përgjithshëm është gjyqtari Berat Spahiu.
Udhëheqëse e Divizionit Civil është gjyqtarja Mevlide Shabani.
Udhëheqës i Divizionit Penal është gjyqtari Behar Ymeri.
Udhëheqës i Divizionit për Kundërvajtje është gjyqtari Menderes Behluli.