Halil Zahiri
Gjyqtar - Gjykata Themelore Gjilan

Halil Zahiri është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil, njëherë edhe shef i këtij divizioni të Gjykatës Themelore në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1983, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002. Pastaj nga viti 2000 ka filluar të punojë si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Komunale në Gjilan deri në vitin 2010. Më pas ai morri detyrën si gjyqtar i Gjykatës Komunale në Gjilan, punë të cilën e ushtroi dy vite. Ndërsa nga fillimi i vitit 2013 filloi punën si gjyqtar në departamentin e përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan, pozitë të cilën ende e mban. Përveç përvojës në Gjykata, Gjyqtari Zahiri ka punuar edhe si sekretar i organizatës-Kooperativa bujqësore ,,Pogragja\'\' në vitin 1984 ku ka qëndruar një vit. Nga viti 1991 deri në 1996 ka qenë udhëheqës i shërbimit juridik NTP,,Jehona\'\' në Gjilan.