Emine Salihi
Gjyqtare - Dega në Novoberde

Emine Salihi është gjyqtare mbikëqyrëse në Degën e Gjykatës Themelore në Novobërdë. Më parë ka punuar në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1983, kurse tre vite më pas e përfundoi edhe provimin e jurisprudencës. Praktikën profesionale e ka kryer në Gjykatën Komunale në Preshevë në periudhën 1983-1985. Sistemit gjyqësor ajo i’u bashkëngjit në vitin 1988, kur edhe filloi punën si gjyqtare në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje deri në vitin 1990. Nga fillimi i Janarit të vitit 2000 gjyqtarja Salihu ka filluar përsëri punën si gjyqtare e Gjykatës Komunale për Kundërvajtje deri me 01.08.2000. Pastaj u emërua gjyqtare në Gjykatën Komunale në Gjilan deri në vitin 2010. Pas një pauze dy vjeçare u kthye përsëri në Gjykatën Komunale, deri në momentin kur morri detyrën si gjyqtare në departamentin e krimeve të rënda në Gjykatën Themelore të Gjilanit nga data 01.01.2013, punë të cilën e ushtron edhe sot. Përveç punës në Gjykatë, gjyqtarja Salihu nga viti 1985 deri në 1988 gjithashtu ka punuar si specialiste për punë juridike në administratën komunale në Preshevë.
.