Zijadin Spahiu
Gjyqtar Mbikëqyrës - I pensionuar - Dega në Kamenice
Zijadin Spahiu është gjyqtar mbikëqyrës i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Dega në Kamenicë. Diplomoi 1979 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 1990. Ndërkaq nga viti 2002 deri në vitin 2010 ka punuar si avokat, po këtë vit u zgjodh gjyqtar dhe punoi deri në fund të vitit 2012. Pozitën e kryetarit të Gjykatës Themelore të Gjilanit – Dega Kamenicë e morri me datën 01.01.2013 dhe këtë pozitë ë mban edhe sot. Gjithashtu përveç punës në gjyqësor, gjyqtari Spahiu nga viti 1980 deri në vitin 1991 ka ushtruar detyrën e juristit në Kompaninë „Magnohrom“ në Kamenicë.