Aziz Shaqiri
Gjyqtar - Gjykata Themelore Gjilan
Aziz Shaqiri është gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1982, dhe e ka kaluar provimin e jurisprudencës në vitin 2002. Praktiken profesionale e kreu në Gjykatën e Qarkut në Gjilan nga viti 1982-1983. Punoi si avokat në periudhën prej 2003 deri në 2012. Ndërsa në gusht të vitit 2012 ai filloi të punën si gjyqtar në Gjykatën Komunale deri në dhjetor të po atij viti. Me datën 01.01.2013 u emërua gjyqtar në departamentin e përgjithshëm – divizioni penal në Gjykatën Themelore në Gjilan ku edhe ende vazhdon. Gjyqtari Shaqiri gjithashtu nga viti 1991 deri në vitin 1999 ka punuar si referent juridik në Industrinë e Duhanit në Gjilan. Mirëpo në vitin 1999, ai u avancua në pozitën e drejtorit të përgjithshëm dhe juridik, pozitë të cilën e mbajti deri ne Maj të vitin 2003.