Xhavit Haziri
Gjyqtar - i pensionuar - Dega në Viti

Xhavit Haziri është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore të Gjilanit – Dega në Viti. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1980, kurse ka përfunduar provimin e jurisprudencës në vitin 2002. Gjithashtu ka dhënë edhe provimin për gjyqtar në lëminë e kundërvajtjes në vitin 1986. Në vitin 1982 ka ushtruar detyrën e referentit për eksproprijim si dhe të gjyqtarit në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Viti. Dy vite më vonë është emëruar kryetar i Gjykatës Komunale për kundërvajtje dhe këtë post e ka ushtruar deri në vitin 1987. Ai ka punuar si avokat në vitin 2001-2002 dhe më pas përsëri ka vazhduar të punoj si gjyqtar i Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Viti. Nga viti 1977 - 1979 ka punuar si referent juridik në drejtoratin për ekonomi. Ndërsa nga viti 1987 deri në vitin 1990 Haziri punoi si inspektor i administratës komunale të asamblesë komunale në Viti. Pozitën që e mban edhe sot e morri në fillim të vitit 2013 kur u emërua gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal në Gjykatën Themelore Gjilan – Dega në Viti.