Skënder Shefkiu
Gjyqtar Mbikëqyrës - Dega në Viti
Skënder Shefkiu është gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore të Gjilanit- Dega në Viti. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1978, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002. Ndërkaq si kryetar i Gjykatës Komunale për kundërvajtje në Viti ka punuar përgjatë viteve 1982 – 1983, ndërsa në vitet 1985 – 1986 ai punoi si gjyqtar në këtë gjykatë. Ai u riemërua në pozitën e kryetarit të gjykatës në vitin 2005, pozitë të cilën e mbajti për 5 vite. Shefkiu përsëri ushtroi detyrën e kryetarit të Gjykatës Komunale nga marsi e deri në dhjetor të vitit 2012. Në fillim të janarit 2013 Shefkiu u emërua si gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Gjilan- Dega në Viti, dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë. Gjithashtu nga viti 1979 deri në vitin 1980 ka punuar si sekretar i kompanisë “Gornja Morava” në Viti.