Hajriz Lubishtani
Gjyqtar - Dega në Viti
Hajriz Lubishtani është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore të Gjilanit - Dega në Viti. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1978, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 1985. Nga viti 1982 deri në 1986 punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Viti. Karrierën e tij e vazhdoi si zëvendës prokuror në Prokurorinë Publike Komunale në Gjilan deri në vitin 1990. Pas dy vitesh filloi punën si avokat për një periudhë shtatë vjeçare më saktësisht deri në vitin 1999, vit në të cilin edhe është emëruar për kryetar të Gjykatës Komunale në Viti, ku ka punuar deri në 2010. Në vitin 2010 iu kthye punës së gjyqtarit në Gjykatën Komunale në Viti, kurse me datën 01.01.2013 me ndërrimin e strukturës gjyqësore morri detyrën si gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Cvil në Gjykatën Themelore Gjilan - Dega Viti, punë të cilën e ushtron edhe sot.