Drana Simani
Gjyqtare - Dega në Viti
Drana Simani është gjyqtare në Departamenti e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore të Gjilanit - Dega në Viti. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1982, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2002. Ndërsa nga viti 1983 deri në vitin 1989 ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën Komunale në Viti. Në periudhën nga viti 2004 deri në vitin 2008 ka punuar si avokate. Po të njëjtin vit ajo i’u kthye punës si gjyqtare në Gjykatën Komunale në Viti deri në vitin 2010 ku më pas emërohet kryetare e kësaj gjykate dhe punoi aty edhe për dy vitet e ardhshme. Me datën 01.01.2013 emërohet gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal në Gjykatën Themelore Gjilan - Dega Viti, detyrë të cilën ende e kryen. Veç tjerash ajo punoi edhe si këshilltare në kishën e Shën Ndout gjatë vitit 2008.