Ramiz Azizi
Gjyqtar - Gjykata Themelore Gjilan
Ramiz Azizi është gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore Gjilan. Më herët ka punuar edhe në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Penal dhe Departamentin për të Mitur. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1983, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002. Sistemit gjyqësor Azizi i’u bashkëngjit në vitin 2003, kur ka filluar të punojë si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Qarkut në Gjilan deri në vitin 2004. Gjashtë vitet e ardhshme të karrierës së tij punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje, kurse nga viti 2010 deri në vitin 2012 gjyqtari Azizi ka qenë kryetar i Gjykatës Komunale në Gjilan. Me datë 01.01.2013, mori detyrën e gjyqtarit mbikëqyrës të Degës në Novobërdë, ndërsa nga muaji Korrik të vitit 2013 ushtron detyrën e gjyqtarit në Gjykatën Themelore në Gjilan. Përveç punës në sistemin gjyqësor, nga viti 1983 deri në 1985 ka punuar si profesor në shkollën e mesme Gjimnazi ,,Zenel Hajdini\\\\\\\'\\\\\\\'. Gjatë vitin 1987 ka qenë sekretar i shkollës fillore ,,Emin Duraku\\\\\\\'\\\\\\\'. Pastaj nga viti 1987 e deri në vitin 2002 ka punuar si sekretar-drejtor në Kooperativën Bujqësore ,,Malisheva\\\\\\\'\\\\\\\' në Malishevë. Një vit më vonë ai punoi si zyrtar ligjor dhe ushtrues detyre i drejtorit të Gjeodezisë në Komunën e Gjilanit.