Ilmi Dalipi
Gjyqtar - i pensionuar - Gjykata Themelore Gjilan
Ilmi Dalipi është gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1976, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi tre vite më vonë. Praktikën profesionale e ka kryer në Gjykatën e Qarkut në Gjilan në periudhën 1977-1979. Po të njëjtin vit i’u bashkëngjit sistemit gjyqësor duke filluar punën si gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Gjilan, ku dhe punoi deri në vitin 1981. Kurse nga viti 1981 e deri në vitin 1983 ai kaloi në Gjykatën Komunale të Gjilanit. Në vitin 1983 Dalipi u emërua gjyqtar në Gjykatën e Qarkut pozitë të cilën e mbajti për 10 vite me radhë. Përveç punës në gjykatë, nga viti 1993 deri në vitin 1999 ai punoi edhe si avokat. Mirëpo detyrës së gjyqtarit iu kthye në vitin 2000 në Gjykatën e Qarkut deri në vitin 2012. Së fundmi Dalipi u emërua si gjyqtar i Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Gjilanit me datën 01.01.2013, ku ende vazhdon të punoj.