Hasan Sadiku
Gjyqtar mbikëqyrës - i pensionuar - Dega në Novoberde
Hasan Sadiku është gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatës Themelore në Gjilan, Dega Novobërdë. Diplomoi në Universitetin e Prishtinës në vitin 1978 dhe e ka përfunduar provimin e jursprudencës në vitin 1988. Praktikën profesionale e kreu në Gjykatën Komunale në Gjilan nga viti 1979-1981. Më pas gjyqtari Sadiku filloi punën si gjyqtar i Gjykatës Komunale deri në vitin 1989. Nga viti 1989 e deri në 1990 ka qenë prokuror në Prokurorinë Publike Komunale në Gjilan. Ndërsa në vitin 2000 përsëri është kthyer në pozitën e gjyqtarit, por kësaj radhe në Gjykatën e Qarkut deri në vitin 2012. Nga data 01.01.2013. është emëruar dhe ka vazhduar të ushtoj detyrën e gjyqtarit në Departamentin e Krimeve të Rënda deri në Tetor 2015, për të kaluar më pas si gjyqtar mbikëqyrës në Degën e Novobërdës.