Blerina Jakupi Ramadani
Gjyqtare - Dega në Viti
Blerina Jakupi – Ramadani është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2010 dhe në po të njëjtin Universitet ka përfunduar studimet post – diplomike – Master në drejtimin penalo – juridik në vitin 2013. Provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2015. Karrierën në sistemin e drejtësisë e filloj në vitin 2012, përkatësisht në periudhën kohore tetor – dhjetor të këtij viti në pozitën sekretare juridike në ish Gjykatën Komunale në Gjilan. Nga data 02.09.2013 deri më 01.09.2014 ka kryer praktikën në Gjykatën Themelore në Gjilan. Me datë 30.05.2014 deri më 21.01.2019 ka qenë e licencuar si ndërmjetësuese nga Ministria e Drejtësisë. Profesionin e avokates e ka ushtruar prej datës 20.12.2015 deri më datë 20.01.2019, me datë 21.01.2019 është emëruar gjyqtare në Gjykatë Themelore në Gjilan.