Rilind Sermaxhaj
Gjyqtar - Nënkryetar - Gjykata Themelore Gjilan
Rilind Sermaxhaj është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2012, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka kryer në vitin 2015. Praktikën profesionale e ka mbajtur në Gjykatën Themelore në Gjilan gjatë vitit 2012-2013. Rilindi ka punuar gjithashtu edhe si bashkëpunëtor profesional në zyrën noteriale Islam Azemi në Gjilan nga viti 2013 deri në vitin 2016, ndërsa nga muaji dhjetor i vitit 2016 deri në muajin gusht të vitit 2017 punoi si Prokuror i Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prizren, derisa në gusht të vitit 2017 u emërua si Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan.