Agim Ademi
Gjyqtar - Gjykata Themelore Gjilan
Agim Ademi është gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1986 dhe e ka kryer provimin e jurisprudencës në vitin 2002. Praktikën profesionale e ka mbajtur në Odën e Avokatëve të Kosovës nga viti 1990-1991. Në vitin 2006 u emërua si gjyqtar në Gjykatën Komunale të Gjilanit, në të cilën punoi deri në vitin 2012. Nga data 01.01.2013 ai mori detyrën e gjyqtarit në departamentin e përgjithshëm - divizioni penal, ndërsa nga Nëntori i vitit 2015 kalon si gjyqtar në departamentin e krimeve të rënda. Ademi ka punuar gjithashtu edhe si sekretar në Fakultetin e Edukimit në Gjilan nga viti 1997 deri ne 2006. Gjyqtari Ademi njëherit është shef i Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Gjilan.