Raif Fazliu
Gjyqtar - Dega në Viti
Raif Fazliu është gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Civil në Gjykatën Themelore Gjilan, Dega Viti. Diplomoi në vitin 1987 në Fakulteti Juridik, Universitetin e Prishtinës. Provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2004. Ndërsa praktiken profesionale e mbajti në Kuvendin Komunal Viti në vitin 1987. Gjithashtu ka punuar edhe si zyrtar juridik në periudhën prej viti 2003 e deri në vitin 2010. Në vitin 2010 është emëruar si gjyqtar në Gjykata Komunale për Kundërvajtje në Viti ku dhe punoi deri me datën 2012. Nga Janari i vitit 2013 u emërua gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm, të Degës Gjykatës Themelore në Viti pozitë të cilën ende e mban.