Sadri Krasniqi
Gjyqtar - Dega në Kamenice
Sadri Krasniqi është gjyqtar mbikëqyrës në Degën e Gjykatës Themelore në Kamenicë. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1984, kurse provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2010. Praktikën profesionale e kreu gjatë periudhës 1985 – 1986 në Avokaturën Publike Komunale në Kamenicë. Në vitin 2000 ai filloi punën si administrator i Gjykatës Komunale të Kamenicës, ndërsa nga viti 2010 deri në fund të vitit 2012 punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Kamenicë. Gjithashtu ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtorit profesional të Avokatit Publik Komunal në Kamenicë nga viti 1986 deri në vitin 1987. Në fillim të janarit 2013 Krasniqi u emërua si gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm - Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Gjilan - Dega në Kamenicë, dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë. Përveç punës në sistemin gjyqësor ka punuar edhe si sekretar i komunës së Kamenicës nga viti 1999 deri më 2000. Para kësaj kohe në periudhën 1987 deri në 1989 ai ka ushtruar detyrën e referentit për përpilimin e akteve normative për administratën komunale të Komunës së Kamenicës.