Islam Thaçi
Gjyqtar - Gjykata Themelore Gjilan
Islam Thaçi është gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore Gjilan. Diplomoi në vitin 1985 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2010. Në këtë vit nisi detyrën e kryetarit të Gjykatës Komunale për Kundërvajtje deri në vitin 2012. Nga viti 2013 u emërua gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Kundërvajtje Dega Kamenicë, ndërsa nga Korriku i vitit 2013 e deri Tetor 2015 ka kryer detyrën e gjyqtarit mbikëqyrës në Gjykatën Themelore të Gjilanit - Dega në Novobërdë. Prej Nëntorit të vitit 2015 vazhdon punën në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Penal në Gjykatë Themelore në Gjilan, ndërsa nga muaji janar i vitit 2018 ka kaluar në Departamentin e Krimeve të Rënda. Ai ka punuar si jurist në Qendrën për Punë Sociale në Kamenicë në periudhën 1986-1991, ndërsa nëntë vite më vonë ai punoi si Shef Ekzekutiv i Kuvendit Komunale të komunës së Kamenicës deri në vitin 2007.