Nexhat Aliu
Gjyqtar - Dega në Viti
Nexhat Aliu është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan-Dega në Viti. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1995, kurse provimin e jursiprudencës e përfundoi në vitin 2003. Praktikën profesionale ai e kreu në Gjykatën Komunale për kundërvajtje në Kamenicë, nga viti 2001 - 2002. Një vit më vonë morri detyrën e bashkëpunëtorit profesional në Gjykatën Komunale në Viti dhe në këtë pozitë qëndroi deri në vitin 2010. Po të njëjtin vit u ngarkua me punën si gjyqtar i Gjykatës Komunale në Viti dhe nga Janari 2013 vazhdon të kryej detyrën e gjyqtarit në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal të Gjykatës Themelore në Gjilan, Dega në Viti.