Mirvete Alidemi
Gjyqtare - Gjykata Themelore Gjilan
Mirvete Alidema është gjyqtare e Departamentit të Përgjithshëm - Divizioni Civil të Gjykatës Themelore në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1987 dhe ka përfunduar provimin e jurisprudencës në vitin 2002. Praktikën profesionale ajo e kreu në Gjykatën e Qarkut nga viti 1987-1989. Menjëherë pas përfundimit të praktikës, filloi punën si gjyqtare në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje deri në vitin 1990. Në vitin 2000 gjyqtarja u emërua për kryetare të Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Gjilan, ku dhe punoi deri në vitin 2010. Punës së gjyqtares iu kthye edhe për dy vitet e ardhshme deri sa me datën 01.01.2013 u emërua si gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan, pozitë të cilën ende e mban.