Edona Zuzaki
Gjyqtare - Gjykata Themelore Gjilan
Edona Zuzaki, është gjyqtare në Gjykatën Themelore në Gjilan – Departamenti i Përgjithshëm. Studimet themelore i ka përfunduar në Universitetin “Kadri Zeka”, Fakulteti Juridik, në vitin 2018, ndërsa studimet postdiplomike, i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në vitin 2020 dhe ka marrë titullin LL.M (master) në të Drejtën Civile dhe Pronësore. Provimin e jurisprudencës, e ka përfunduar në vitin 2021. Përvojën e saj profesionale e ka filluar gjatë viteve 2019 – 2020, si praktikante në Gjykatën Themelore në Gjilan. Gjatë viteve 2021 – 2022, ka punuar zyrtare ligjore, fillimisht në kompani private, për të vazhduar në këtë pozitë, pra zyrtare ligjore në Gjykatën Themelore në Gjilan – Dega në Viti. Nga muaji Qershor i vitit 2022, ka punuar bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën Themelore në Gjilan. Me datë 16 Janar 2024, është emëruar gjyqtare e Republikës së Kosovës.