Venhar Salihu
Kryetar - Gjykata Themelore Gjilan
Venhar Salihu, është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Civil të Gjykatës Themelore të Gjilanit. Venhar Salihu ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2006, kurse Provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 2012/13. Nga janari i vitit 2006 deri në maj të vitit 2008 ai ushtroi detyrën e ass. të avokati në Zyre të Avokatisë, ndërkaq nga maji i vitit 2008 deri në maj të vitit 2015 ka ushtruar detyrën e Asistentit të Lartë Ligjor për Verifikim në Agjencinë Kosovare të Pronës (KPA). Më 19.05.2015 është emëruar si gjyqtarë në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë. Gjyqtari Salihu njëherët është shef i Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan.