Arben Xheladini
Gjyqtar - Gjykata Themelore Gjilan
Me dekretin e datës 21 janar 2019, Arben Xheladini është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan- Departamenti i Përgjithshëm. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2003, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2012. Gjatë vitit 2004 ka qenë i angazhuar si praktikant në Prokurorinë e atëhershme Komunale në Gjilan. Nga dhjetori i vitit 2004 deri në gusht të vitit 2005, ka punuar zyrtar social në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan. Nga gushti i vitit 2005 deri në qershor 2007, e ka mbajtur pozitën zyrtar ligjor, fillimisht, në Departamentin e Drejtësisë të UNMIK-ut / Divizioni për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare, pastaj në Ministrinë e Drejtësisë / Departamenti për Çështje Ligjore. Nga qershori i vitit 2007 deri në gusht të vitit 2008, ka punuar këshilltar ligjor në Programin për të Drejta Civile Kosovë – CRPK, për të vazhduar pastaj në Organizatën ÇOHU! deri në mars 2009. Nga marsi 2009 deri në fund të marsit 2016 ka qenë i punësuar në Misionin EULEX KOSOVË, dhe gjatë kësaj kohe ka asistuar dhe këshilluar gjyqtarët e EULEX-it në çështje penale. Nga prilli i vitit 2016 deri me 20 janar 2019, e ka ushtruar profesionin e Avokatit me seli të zyrës në Gjilan.