Kaltrinë Haliti
Gjyqtare - Gjykata Themelore Gjilan
Kaltrinë Haliti, është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Gjilan. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Kolegjit Universitar “Fama” në Prishtinë dega në Gjilan në vitin 2013 si dhe në po të njëjtin Universitet mbrojti titullin Master i Shkencave Juridike në vitin 2014. Pas diplomimit, përvojën e saj e ka filluar si praktikante në Gjykatën Themelore në Gjilan gjatë viteve 2014 - 2015 për të vazhduar më pastaj në pozitën Ass. Profesoresh në Kolegjin Universitar “Fama” në periudhën gjatë viteve 2015 dhe 2016. Provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2016, e njëjta nga viti 2016 deri në vitin 2019 ka punuar në projektin e USAID- Property Rights Program në Gjykatën Themelore në Gjilan fillimisht në pozitën Specialiste në Menaxhimin e Lëndëve Gjyqësore e për të kaluar më pastaj në po këtë projekt në pozitën e bashkëpunëtores profesionale, kurse si gjyqtare në Gjykatën Themelore në Gjilan është emëruar më 21 janar në vitin 2019.