Liridona Haziri Mustafa është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni Civil. Ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2013. Pas diplomimit, ka kryer praktikën profesionale në Zyrën Noterial Behar Idrizi në Gjilan, ndërsa ka kaluar provimin e Jurisprudencës në vitin 2015. Nga viti 2014 deri në vitin 2019, ka punuar si mbrojtëse e viktimave në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave në Gjilan. Në janar të vitit 2019, është dekretuar gjyqtare e Republikës së Kosovës.