Artan Abazi
Gjyqtar - Anëtar i KGJK-së - Dega në Kamenice
Artan Abazi është anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Pas përfundimit të studimeve universitare në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Prishtinës, ai ka ndjekur studimet master në drejtimin penalo - juridik, në të njëjtin Universitet.Përvoja e tij e punës përfshin emërime në detyra të ndryshme, si: praktikant në Gjykatën Themelore në Gjilan, zyrtar për mbrojtjen e viktimave në Prokurorinë Themelore në Gjilan, këshilltar ligjor në Zyrën e Koordinatorit Nacional për Luftimin e Krimit Ekonomik, në kuadër të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm. Mandati i tij në detyrën e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është mandat pesë vjeçar, i vlefshëm nga dhjetori 2023 deri në dhjetor 2028.