Artan Abazi
Gjyqtar - Dega në Kamenice
Artan Abazi është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në vitin 2012, ndërsa studimet postdimplomike të magjistraturës, në drejtimin penalo – juridik, në të njëjtin Universitet, i ka përfunduar në vitin 2016. Punën praktike profesionale e ka mbajtur në Gjykatën Themelore në Gjilan, gjatë vitit 2013 – 2014, ku menjëherë pas përfundimit të saj në vitin 2014, ka filluar karrierën profesional, në pozitën e Mbrojtësit të Viktimave, në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ndërsa gjatë vitit 2016 – 2017, ka qenë i angazhuar edhe në pozitën e këshilltarit ligjor në Zyrën e Koordinatorit Nacional për Luftimin e Krimit Ekonomik, në kuadër të Këshillit Prokurorial të Kosovës, për tu kthyer përsëri gjatë vitit 2018, në pozitën e Mbrojtësit të Viktimave. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2015, ndërsa në pozitën e gjyqtarit është emëruar me datë 21 janar 2019.