Florije Qerimi, është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1990, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2011. Praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Gjilan në vitin 2001-2002. Ndërsa ka filluar punën si referente në Gjykatën e Qarkut në Gjilan në periudhën 2003 - 2012, e në Gjykatën Themelore në Gjilan nga viti 2013 - 2017 ka punuar Shefe e Zyrës për Financa, Logjistikë MM. Kurse më 31.07.2017 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Gjilan.