Mr. Sc. Berat Spahiu është gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm - Divizionit Civil në Gjykatën Themelore Gjilan. Diplomoi në vitin 1986 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2002. Praktiken profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale të Kamenicës në vitin 2001-2002. Spahiu gjithashtu ka punuar edhe si avokat në periudhën prej 2002 e deri në vitin 2010. Ndërsa në po të njëjtin vit është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gjilan ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Nga Janari i vitit 2013, u emërua gjyqtar në departamentin e përgjithshëm pozitë të cilën ende e mban.