Behar Ymeri
Gjyqtar - Gjykata Themelore Gjilan
Behar Ymeri është gjyqtar i Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal në Gjykatës Themelore Gjilan. Diplomoi në vitin 1984 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në Beograd në vitin 1997. Nga 01.08.2012 deri në 31.12.2012 ka qenë gjyqtar i Gjykatës Komunale në Gjilan, ndërsa nga data 01.01.2013 mori detyrën e gjyqtarit në departamentin ë përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan të cilën ende e vazhdon. Përveç punës në gjyqësor Ymeri, nga viti 2001 e deri në vitin 2003 ka mbajtur pozitën shef i shërbimit të përgjithshëm në Korporatën Energjetike të Kosovës(KEK). Nga maji i vitit 2003 deri në vitin 2008 ka punuar si udhëheqës i sektorit për Kujdes të Konsumatorëve në KEK, divizioni i rrjetit në Gjilan. Nga viti 2008 deri në 2012 ai punoi si zyrtar i lartë për përfaqësime, për konteste penale-civile të KEK-ut në Gjilan.