Menderes Behluli është gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm - Divizioni Kundërvajtës në Gjykatën Themelore në Gjilan, Dega ne Viti. Diplomoi në vitin 2001 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2007, ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale Gjilan në vitin 2004 - 2005, gjithashtu ka punuar edhe si referent ekzekutues në periudhën prej 2007 e deri në vitin 2015. Me datë 19.05.2015 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Themelore Gjilan, Dega në Viti, pozitë të cilën ende e mban.