Sabedin Mushica është gjyqtar i Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore Gjilan. Diplomoi në vitin 2006 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2011. Praktikën profesionale e mbajti në Prokurorinë Komunale në Gjilan në vitin 2007 - 2008. Gjithashtu ka punuar edhe si referent në Gjykatën Komunale në Gjilan në periudhën prej 2009 - 2012, ndërsa nga viti 2013 deri 2015 ka punuar si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore në Gjilan. Ndërsa më datë 19.05.2015 është emëruar gjyqtar në Divizionin Civil të cilën pozitë e ka mbajtur deri në janar 2018.