Valbonë Dërvodeli
Gjyqtare Mbikëqyrëse - Dega në Kamenice
Valbonë Dërvodeli është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore të Gjilanit, Dega në Kamenicë. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2007, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2011. Nga viti 2001 deri në vitin 2010 ajo ushtroi detyrën e referentes në Gjykatën Komunale në Kamenicë, ndërkaq nga viti 2010 deri më 2012 ka ushtruar detyrën e administratores së Gjykatës Komunale në Kamenicë. Po të njëjtin vit është emëruar si gjyqtare në Gjykatën Komunale të Kamenicës. Në fillim të janarit 2013 ajo u emërua si gjyqtare e Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Gjilan - Dega në Kamenicë, dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë. Gjyqtarja gjithashtu gjatë vitit 2000 ka punuar në OSBE si regjistruese e popullsisë.