Alush Sinani
Gjyqtar mbikëqyrës - Dega në Viti
Alush Sinani është gjyqtar mbikëqyrës i Degës së Gjykatës Themelore në Viti. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1989, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2003. Prej muajit dhjetor të vitit 2003 e deri në tetor të vitit 2010 ai punoi si gjyqtar i Gjykatës Komunale në Viti. Ndërsa nga data 01.01.2013 u emërua me detyrën e gjyqtarit në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Kundërvajtës të Gjykatës Themelore të Gjilanit -Dega në Viti, ku ende vazhdon të punoj. Gjithashtu përveç punës në sistemin gjyqësor, Sinani punoi dy vite si zyrtar për demokratizim në asamblenë komunale të Komunës së Vitisë në periudhën 2000-2002. Ndërkaq nga viti 2002 deri në vitin 2003 ka punuar në zyrën për transport të asamblesë komunale të komunës së Vitisë dhe gjithashtu gjatë vitit 2003 ka ushtruar detyrën e koordinatorit dhe kryeshefit për shërbime profesionale në Kuvendin Komunal të Vitisë.