Veli Kryeziu
Gjyqtar - Gjykata Themelore Gjilan
Veli Kryeziu është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Kundërvajtje, njëherë shef i këtij divizioni të Gjykatës Themelore në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1986, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2010. Praktikën profesionale e ka kryer në Gjykatën Komunale në Kamenicë në vitin 1999 dhe më pas ai punoi si gjyqtar në Gjykatës Komunale për kundërvajtje në Gjilan deri në 2005. Ndërsa nga viti 2005 deri në vitin 2011 ka qenë Kryetari i Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Kamenicë. Gjatë vitit 2012 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje dhe nga data 01.01.2013 morri detyrën si gjyqtar në departamentin e përgjithshëm - divizioni për kundërvajtje të Gjykatës Themelore në Gjilan, detyrë të cilën ende e kryen. Gjithashtu gjyqtari Kryeziu nga viti 1985 deri në 1990 ka punuar si shef i shërbimit pronësor në kuadër të Kuvendit Komunal në Kamenicë.