Sahit Boroci
Gjyqtar - Gjykata Themelore Gjilan
Sahit Boroci është gjyqtar në Departamentin për të Mitur të Gjykatës Themelore në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1987, kurse provimin e jursiprudencës e përfundoi në vitin 2005. Një vit më vonë e deri në vitin 2010 ka punuar si avokat. Ndërsa punën e gjyqtarit e filloi po në vitin 2010 në Gjykatën Komunale deri në fund të vitit 2012. Që nga data 01.01.2013 ka vazhduar të ushtojë detyrën e gjyqtarit në departamentin për të mitur të Gjykatës Themelore në Gjilan. Praktikën e ka kryer në Hotelin ,,Mineral” nga viti 1988 deri në 1989, Boroci gjithashtu ka qenë edhe sekretar në këtë hotel. Si sekretar ka punuar edhe në ndërmarrjet NTP,,Vëllezërit Boroci” dhe në NSH ,,Ekonomia pyjore’’ në Gjilan.